Me shumë mundësi nuk iu kishte shkuar ndonjëherë në mendje që të mendonit se cila është shenja më e rrezikshme e horoskopit, por njëra prej tyre është vërtetë e rrezikshme. Nëse jeni një Akrep, ose nëse njihni një të tillë duhet të dini që është një prej shenjave më të rrezikshme të horoskopit me të cilat nuk mund të luani apo të talleni lehtë. Këtë gjë e tregojnë faktet e mëposhtme që do të lexoni për Akrepin:
-Janë ngushtësisht të lidhur me çdo gjë që është e errët. -Akrepët për nga natyra janë enigmatikë, prandaj i duan netët, hijet, ambientet e pandriçuara; çdo gjë e ndritshme dhe e bujshme, i pengon. -Akrepi ka lindur duke i ditur sekretet e jetës dhe tё vdekjes, dhe me aftësinë për t’i zotёruar të dyja, ndaj… mund të tallesh me të gjithë, por kurrë mos e bëj provë me një Akrep.
-Në horoskop, Akrepi ka forcën më të madhe të të qenit mik, por edhe më të madhe e ka hakmarrjen, nëse ia bëni borxh. -Janë më të rrezikshmit nga të gjitha shenjat e ujit.
-Dinë të jenë kryeneçë, por edhe të ashpër, prandaj është e vështirë për t’i kuptuar. -Nuk i frikësohen luftës, e as që e pranojnë disfatën.