Thiago Alcantara do të largohet nga Bayern Munich. Kjo është e pashmangshme, pasi tashmë është konfirmuar edhe nga zyrtarët e Bayernit.

Por ku do të shkojë? Liverpooli është një opsion Real, derisa trajneri Jurgen Klopp për herë të dytë me radhë e lavdëron ish mesfushorin e Barcelonës.

“Nuk ia kam idenë kush do të luajë për mua vitin tjetër, s’kam asgjë tjetër për të thënë në këtë moment”, tha Klopp.

“Thiago Alcantara është lojtar i shkëlqyer, por gjithashtu lojtar i Bayern Munich. Ky është realiteti i tanishëm dhe gjithçka çfarë mund të them. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë!”.