Ministri i Turizmit Blendi Klosi mori sot pjesë në degjesën publike të zhvilluar nga grupet e interesit për Masterplanin e Zonës së Bregdetit ku theksoi se ky masterplan do të bëjë që plazhi të mos ketë vetëm detin dhe rërën, por t’i hapë rrugë dhe zhvillimit të shumë aktiviteteve të tjera, duke e kthyer vijën tonë bregdetare të konkurueshme me simotrat e saj evropiane.
Konkretisht Klosi tha: “Një pasuri e madhe që nuk mund të lihet të zhvillohet pa pasur plane të menaxhuara saktë të pa ndërtuara të cilat i afrohen standartit të menaxhimit të kohës. Ne nuk mund të pranojmë që vija bregdetare shqiptare të vazhdojë të shikohet si një aksesorë i ekonomisë sociale, vija bregdetare shqiptare do të jetë një nga shtyllat e forta të zhvillimit të. ekonomisë së vendit dhe prandaj tashmë në diskutimin qeveritarë e më pastaj në parlament do të kemi Ligjin e ri për kontrrollin e Vijës Bregdetare, ligji i ri i cili nuk do të duhet të bier ndesh me interesat e zhvillimit, por duhet të ruaj në mënyrë sa më të plotë një ekuilibër të qëndrueshëm ndërmjet kërkesës edhe mundësisë për zhvillim jo vetëm në Spille jo vetëm plazhit të Rrogozhinës, Kavajës por gjithë Shqipërisë në mënyrë të qëndrueshme pra të kemi zhvillim për të bërë turizëm por edhe të ruajmë pasurinë tonë të madhe kombëtare që kemi, të ruajmë natyrën.”
Ligji i ri menaxhimit të vijës bregdetare është një ligj i cili kërkon të ruajë në mënyrë shumë strikte edhe fanatike, vijën bregdetare, e cila është një pasurin e madhenë të cilën nuk do të lejohen ndërtime dhe zhvillime të pa kontrroluara të bizneseve. “Ligji i ri i turizmit shqiptar, na duhet ta shohim këtë breg ta mbushim këtë hapësirë më varka, shumë më tepër jahte, mjete lundruese të përcaktojë rregullat e turizmit detar, të ketë mundësi që te afrojë biznes shumë më tepër në det, por njëkohësisht të kujdesemi shumë më mirë për tokën. Pra ligi i ri dhe plani i ri zhvillimor që ne do të bejmë për këtë zonë do tu japim mundësi atyre që duan të bëjnë biznes të vërtet përsa i përket zhvillimeve të zonës së Spilles dhe në gjithë zonën me përparësi zhvillimin e turizmit që të bëhet kjo me standard me rregulla edhe ne të mos kemi, edhe në det edhe në plazh, problematikat që kemi patur me zhvillimet e pa qëndrueshme në qytet,”-tha Klosi. Kjo është vetëm një dëgjesë e parë, e cila do të vazhdojë dhe në zonat e tjera bregdetare.