Italia do t’i luajë tetë ndeshje gjatë muajve të ardhshëm të vitit 2020. Në mesin e këtyre ndeshjeve do të jenë gjashtë të Ligës së Kombeve dhe dy ndeshje miqësore.
Federata e Futbollit e Italisë e publikoi orarin e ndeshjeve të ekipit kombëtar të mërkurën. Në këtë orar vijnë disa ndryshime nga orari që ishte planifikuar më parë, shkaku i komplikimeve që i ka sjellë koronavirusi, transmeton Gazeta Express.
Italia do të luajë për herë të parë pas ndërprerjes së futbollit më 4 shtator, kur do ta nisë edicionin e ri të Ligës së Kombeve me ndeshjen kundër Bosnjës. Edhe shtatë ndeshje të tjera do të zhvillohet përgjatë tri ndërprerjeve për ndeshjet e Kombëtareve. Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 20:45.
Në 4 shtator, 2020: Italia v Bosnja (Liga e Kombeve), 7 shtator, 2020: Holanda v Italia (Liga e Kombeve), 7 tetor, 2020: Italia v Moldavia (Miqësore), 11 tetor, 2020: Polonia v Italia (Liga e Kombeve), 14 tetor, 2020: Italia v Holanda (Liga e Kombeve), 11 nëntor, 2020: Italia v Estonia (Miqësore), 15 nëntor, 2020: Italia v Polonia (Liga e Kombeve),18 nëntor, 2020: Bosnja v Italia (Liga e Kombeve)