Koronavirusi shkakton alarm në Formula 1 para garës së Silverstone. Piloti i Racing Point, Sergio Perez, bëri testin e koronavirusit dhe rezultoi pozitiv e për rrjedhojë u izolua për të mos rrezikuar të tjerët. FIA e konfirmoi lajmin me një shënim zyrtar, ndërsa vetë skuderia britanike përditësoi informacionin mbi gjendjen e pilotit:
“Sergio është fizikisht mirë , por do të vazhdojë me periudhën e vetizolimit në përputhje me linjat udhëzuese të autoritetit shëndetësor.”
Meksikani nuk do të marrë pjesë në Çmimin e Madh të Britanisë. Vendin e tij mund ta zërë Esteban Gutierrez ose Stoffel Vandoorne (të dy shoferët e Mercedes), megjithëse disa zëra që vijnë nga Anglia gjithashtu vendosën Nico Hulkenberg midis kandidatëve të kualifikuar.