Ndërsa do të dalë të votojë të dielën, Kroacia raporton një rritje të 96 rasteve të reja të koronavirusit, një nivel i barabartë me më të lartët e regjistruar gjatë pikut të epidemisë në muajin prill. Prandaj, sipas analitëve, pandemia rrezikon të ndikojë në zgjedhje, teksa projeksionet e rezultateve të pritshme nuk janë ende të qarta.
Partia qeverisëse e qendrës së djathtë, me kryeministrin Andrej Plenkoviç, ndoshta në alenacë me partinë e ekstremit të djathtë të Lëvizjes Atdhetare, mund të jetë fituesja e zgjedhjeve. Megjithatë disa muaj më parë në zgjedhjet presidenciale fitorja shkoi për Zoran Milanović, një ish-kryeministër Socialdemokrat dhe kandidat i koalicionit të qendrës së majtë Restart në opozitë, i cili do të dëshironte në votimet e të dielës të frenonte avancimin e së djathtës.
Ndërkohë, tramvajet e Zagrebit kanë filluar të qarkullojnë përsëri kohët e fundit dhe ndërtesat e dëmtuar nga tërmeti I 22 marsit mund t’i rezistojnë dridhjeve, por ajo që mbetet e tronditur nga pandemia, dhe jo vetëm është fushata zgjedhore. Në një situatë të tillë konfuze, zgjedhjet e së dielës mund të përmbysin parashikimet por dhe në vend që të kemi përgjigje të sigurta, mund të kemi më shumë pyetje pa përgjigje.