Kryeministri britanik, Boris Johnson, u ka rekomanduar qytetarëve që këtë verë, pushimet t’i kalojnë brenda vendit, dhe të mos udhëtojnë në zona turistike në vende tjera. “Ky vend është i bekuar në mënyrë unike me vende fantastike për pushime”, tha ai. Vetë Johnson ka qenë i infektuar me koronavirus dhe për shërimin e tij është dashur të qëndrojë në kujdes intensiv. Javën e kaluar, qeveria hoqi kufizimet, që do të thotë se njerëzit që hyjnë në Angli, nga vende të caktuara, nuk do të kenë më nevojë për karantinë.
Kryeministri Johnson tha se ai mendon se maskat e fytyrës “kanë një vlerë të madhe në hapësira të kufizuara” dhe se qeveria do të shqyrtojë “masat e zbatimit” brenda ditëve të ardhshme. Në Mbretërinë e Bashkuara ka pasur thirrje në vazhdimësi që mbajtja e maskave të bëhet obligative. Mbretëria e Bashkuar është një ndër vendet më të goditura nga pandemia e COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në këtë vend janë infektuar gjithsej 291,155 njerëz, ndërsa 44,904 kanë vde kur.