Kryenegociatori Zef Mazi zhvilloi sot një takim me Komisionerin e Bashkimit Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic. Mazi tha se në takim u konfirmua gatishmëria për ndihma e asistencë në drejtim të Emergjencave Civile. “Me Komisionerin Janez Lenarcic, Emergjencat Civile. Bisedë dhe shkëmbim shumë i frytshëm mendimesh, shtytje për procesin, gatishmëri për ndihma e asistencë”, tha ai.
Më herët, Mazi zhvilloi një takim me Komisionerin i Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ku diskutuan për ecurinë e reformave në vend si dhe punën përgatitore dhe hapat e mëtejshëm drejt mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare.