Në janar të këtij viti Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Noah. Duket se të dy po e shijojnë shumë këtë eksperiencë, teksa herë pas here ndajnë me ndjekësit foto të ndryshme nga momentet që kalojnë me të voglin e tyre. E kur kanë kaluar 6 muaj nga ardhja në jetë e Noah, ata më në fund kanë vendosur të na tregojnë portretin e tij ëngjëllor, në një intervistë për “Resvista Who”.

Ata kanë treguar se nuk e kishin planifikuar ardhjen në jetë kaq herët të Noah, megjithatë e përshkruajnë si momentin më të bukur të jetës së tyre.

Alfio ka rrëfyer se për të momenti më i sikletshëm pasi është bërë baba ka qenë ndërrimi i pampersave, teksa të dy kanë pohuar se Noah ju ka mësuar shumë gjëra që tani. “Është e habitshme se si një krijesë kaq e vogël mund të të mësojë çdo ditë shumë gjëra. Na mëson një dimension dashurie tjetër, na mëson durimin, përkujdesjen, na mëson korrektesën, si të rrish pa gjumë dhe të nesërmen ta mbash në krahë a thua ke fjetur dhe je relaksuar gjithë natën, na mëson si të lëvizim në majë të gishtërinjve nëpër shtëpi (buzëqesh). Të gjitha gjërat e bukura na i ka mësuar teksa ne përpiqemi t’ia japim atij.”- ka thënë Fatma.

Megjithëse thonë se në të ardhmen familja e tyre do shtohet, Fatma është shprehur se momentalisht është shumë herët për këtë gjë. Por, nuk duket edhe aq e largët dita e dasmës së tyre, për të cilën Alfio ka thënë: Sapo ai të hedhë hapat e parë do t’ju vijë ftesa