Pesë vite më parë një debat mes ish-ministrit Saimir Tahiri dhe ish-kryeministrit Sali Berisha nxori në pah se Gjin Gjoni kishte mbështetjen absolute të Partisë Demokratike, shkruan javanews.al Kjo mbështetje kulmoi sot kur demokratët e propozuan Gjonin si kandidat për deputet. Në vitin 2015, Berisha do ta mbronte Gjonin në sallën e Kuvendit, duke u shprehur se kur përmendet emri i tij, duhet larë goja…

Ja debati i nentorit 2015:

Tahiri: Je shpifës i çertifikuar. Jam superindërgjegjshëm të përballem me ty, djalin tënd, vajzën tënde para drejtësisë për çdo gjë. Mjafton të mos ketë Gjin Gjonëra, prandaj duhet të bëjmë reforma në drejtësi, se drejtësia duhet të bëjë drejtësi. Ku ishe kur vrasësi hante darkë me drejtuesit më të lartë të policisë në darkën e çiftelisë. Ku ishte ti kur po këta i hëngrën darkën vrasësit dhe drekën e mortit të vrarit?! Ku ishte ti që as nuk nxite policinë ta ndalonte në kufi. Ndërkohë unë kam futyrë e moral të dal përpara e të them: Ku ishit ju kur vriteshin komisarët e policisë dhe vrasësit qëndronin me drejtuesit më të lartë të policisë.

Berisha: Thuji shqiptarëve për skafin o skafo ministër. Të jesh i sigurtë që do ua sjell të gjithë dokumentet këtu. Por thuaji vetë o skafo ministër, Venus X620 i kujt është dhe çfarë ke bërë me të. Një qytetar më çoi mesazh e më tha e quan sajeqorri. Sa i takon Gjin Gjonit duhet të lash gojën kur të përmendësh emrin e tij sepse nuk funksion kështu kjo. Gjin Gjoni pati kurajon tu drejtohej organeve. Ti ikën si mi. Fsheh pasurinë sepse ke frikë. Tahiri: Nuk dua ta besoj që vizioni juaj për reformën në drejtësi është Gjin Gjoni dhe Gjin Gjonëra të tjerë. Një gjyqtar që është simbol i paligjshmërisë. Që ka qenë në ndjekje penale. Për çfarë e mbron ti dhe më tregon që duhet të lajë gojën para se të flas? Apo se e more të shoqe e bërë këshilltar të këtij këtu. Ne nuk i duam këta nëse ti i mbron ne nuk i duam sepse shqiptarët meritojnë drejtësi të vërtetë dhe jo Gjin Gjonëra.