Një lajm i keq për trajnerin Zinedine Zidane dhe Real Madridin. Mbrojtësi Marcelo është dëmtuar dhe ka humbur sezonin me shumë mundësi.
Mbrojtësi i krahut të majtë nuk do të jetë në dispozicion të teknikut të tij. Skuadra e Realit do të ketë në dispozicion vetëm Mendyn në 4 ndeshjet e mbetura.
“Los Blancos” kanë bërë me dije me një njoftim zyrtar se lojtari ka pësuar dëmtim dhe do të shihet se çfarë do të ndodhë. “Pas testeve të sotme futbollisti ynë Marcelo ka mësuar se është dëmtuar në këmbën e tij të majtë. Do të shohim se si do të përgjigjet në vazhdim”, – tha ai.