Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka qenë sot në Durrës dhe ka dorëzuar 110 leje legalizimi. Lame gjatë dorëzimit të certifikatave pyeste qytetarët nëse dikush u ka kërkuar lekë për përfitimin e dokumentacionit, duhet të denoncohen. ”Janë 110 familje që përfitojnë nga ky projekt. Na thoni nëse ju ka kërkuar njeri lekë.
Pra mjafton të ndiqen procedurat. Në këtë proces ka qenë i nevojshëm bashkëpunimi me Bashkinë Durrës”, tha Lame. Më tej ai u shpreh se disa prej certifikatave mund të merren nëpërmjet rrugëve elektronike, që do të thotë se për një pjesë të dokumentave mund të aplikoni online. Kreu i Kadastrës prej ditësh ka nisur një tur takimesh në të gjithë Shqipërinë dhe ka premtuar se do të zgjidh problemin e pronave në bregdet.