Ledri Vula ka festë sot! Reperi feston ditëlindjen dhe për të gjithë ju që nuk e dini moshën e tij, ai mbush plot 34 vjeç këtë 10 korrik! Në këtë ditë të veçantë, Ledri ka bërë një dedikim special për veten dhe muzikën në një postim të fundit në Instagram, të një fotoje shkëputur nga koha e koncerteve:

“Dëshira ime për këtë vit është të kthehem në koncert e me jua pa duart nalt 1010”, shkruan ai.

Miq e fansa kanë shpërthyer në urime të përzemërta, por më i veçanti është ai i nënës së tij Xheraldina. “Shnet e jet syni i ninit”, shkruan ajo në postimin e saj në Instastory të cilin Ledri e ka shpërndarë në Instastory.

Xheraldina shfaqet duke puthur në ballë të birin, ndërsa Ledri ka vendosur kokën e tij te supi i nënës. Ky vit pavarësisht koncerteve që janë anuluar, ka qenë i madh për karrierën e Ledrit, i cili ka publikuar albumin 10/10 dhe po e shijon në maksimum suksesin e tij! Ai pritet të bëhet shumë shpejt baba, megjithëse ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë lajm të bukur!