Leeds United rikthehet në Premier League pas plot 16 vjetësh mungesë dhe këtë e bën pa zbritur fare në fushë, pa patur nevojë të merrte pikën që i duhej matematikisht për tu rikthyer në elitën e futbollit anglez.
Për festën e skuadrës mitike ishullore, mjaftoi rezultati në një fushë tjetër pasi Uest Ham i trajnerit Sllaven Bilic humbi 2-1 ndaj Hadërsfildit duke mos rikuperuar dot distancën me Pikoks kur duhet edhe një ndeshje nga fundi.
Kështu në tentativën e dytë, trajneri Marselo Bielsa që nga tifozët ka fituar pseudonimin i çmenduri, kurorëzon me një arritje fantastike aventurën në futbollin anglez. Një personazh unik dhe filozof i lojës me top, i dashur nga tifozët për shkak të përkushtimit ndaj fanelës, Bielsa rikthen në elitë një klub prestigjioz si Leeds United, që ka fituar 3 herë titullin në Angli, madje ka shkuar deri në finalen e Kupës së Kampioneve.