Një fëmijë i lindur prematurë në javën e 23 të shtatzënisë, 580 gram dhe i infektuar me COVID-19 nga nëna pozitive është jashtë rr ezikut për jetën në Peru. Pas një muaji në inkubator vogëlushi i quajtur Jorge kaloi virusin dhe arriti peshën e 930 gramë. Vogëlushi do të vijojë të qëndrojë ende në spital deri sa të arrijë peshën e duhur por ai tashmë është shëruar nga koronavirusi.

“Ai është fëmija më i vogël lindur nga një nënë e sëmurë me COVID-19- tha Dr. Marilú Pachas. “Lindja ishte bërë e detyruar. Parashikimet nuk ishin të favorshme, por dita ditës arritëm në fund të kësaj beteje”, vijoi më tej mjekja. Foshnja, e cila ende ka nevojë për ndihmën e një respiratori, ka lindur më 15 qershor pa arritur ende në muajin e gjashtë të shtatzënisë për shkak të një gjendje që e detyroi nënën të ndërpresë shtatzëninë.