Lori Hoxha është një ndër blogeret më interesante, e cila për stilin e saj gjithmonë komentohet shumë. Ajo është gjithmonë në koherencë me trendet e fundit të modës, duke u bërë një nga blogeret më me ndikim në vendin tonë por jo vetëm. Në një kohë kur rrjetet sociale kanë të gjithë vëmendjen e mundshme tonën, vlen të theksohet se trendet hapen shpejt nga një person te tjetri dhe personazhet e famshme jo rrallë herë shërbejnë si burim frymëzimi. Dhe na lejohet të themi se ndonjëherë edhe i ‘kopjojmë’ për ndonjë trend, apo risi që sjellin.

Kështu ka ndodhur edhe me trashëgimtaren e Top Channel, e cila ka bërë thonjtë njësojë si Kylie dhe nuk ka hezituar të na e tregojë vetë këtë gjë. Ajo ka shpërndarë një foto në Instagram, ku shkruan: U inspirova nga Kylie dhe me ‘u inspirova’ dua të them se e kopjova, – ka shkruar blogerja. Ylli i “The keeping up with the Kardashian” e ka realizuar këtë model thonjsh më 8 korrik dhe me thënë të drejtën është një model super cool.