Vazhdimisht në rrjete sociale, Luana Vjollca ka paralajmëruar ndjekësit se një projekt i ri prej saj është rrugës. Mirëpo, ajo ka vendosur të na mbajë kuriozë dhe të na i fshehë detajet për të cilat po pyesnim veten prej ditësh. Nëpërmjet videove të ndryshme, moderatorja ka treguar se po punon pa u lodhur për të nxjerrë një produkt të mirë dhe duket se kjo lodhje do t’ia vlejë!
Megjithëse Luana u përpoq ta fshihte, ka qenë këngëtari latin Jay Santos ai që ka zbuluar surprizën e moderatores!
Ai ka ardhur në Shqipëri dhe pasi ka kthyer disa shotsa me Ronela Hajatin (s’dimë nëse kjo lidhet me bisedimet për ndonjë projekt), ai është nisur për të takuar Luanën.
Më tej, ai ka publikuar në InstaStory një foto të Luanës dhe grimierit Arbër Bytyqi, me të cilët ishte ulur në tryezë për të biseduar.
Sigurisht që bëhet fjalë për një bashkëpunim dhe ne mezi presim të mësojmë të tjera detaje!
Jay Santos ka ndarë gjithashtu një moment nga xhirimet, të cilat duket se do të realizohen në Shqipëri. Ende nuk kemi një titull kënge apo një datë publikimi, mirëpo me siguri projekti që po gatuhet do të vijë më shpejt nga ç’e presim!