Rritet numri i lindjeve krahasuar me 6 mujorin e parë të 2019 19 Korrik- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se 15,713 të porsalindur kanë përfituar nga Bonusi i Bebes në 6 mujorin e parë të 2020. Manastirliu shkruan se lajmi i mirë në këtë situatë të vështirë epidemie është se në 6 mujorin e parë të 2020 kemi një rritje të lindjeve në spitale publike dhe spitale private në vend krahasuar me 6 mujorin e parë të 2019. Kjo si rezultat i politikës sociale të Qeverisë që mbështet familjet e reja, me pagesën universal të Bonusit të Bebes, e cila jepet për çdo familje, pavarësisht statusit social-ekonomik.
“#FëmijëtTëParët? ? 15,713 të porsalindur kanë gëzuar familjet e tyre në 6 muajt e parë të vitit 2020 dhe kanë përfituar bobusin e bebes, nga programi i qeverisë që mbështet çdo familje, pa dallim ✅ Mes tyre janë edhe 2,541 ?? që kanë ardhur në jetë jashtë vendit, por të regjistruar në Shqipëri ✅ Pavarësisht situatës së vështirë të pandemisë, ka rritje të lindjeve në spitalet publike, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar ✅ #Mirënjohje epikeve mjekësore që kujdesen çdo ditë për shëndetin dhe sigurinë e nënave dhe të porsalindurve?? #Bashkë”, shkruan Manastriliu.
Nga bonusi i bebes kanë perfituar 15,713 të porsalindur në 6 mujorin e parë të 2020, prej të cilave 10,993 lindje në spitale publike, 2,179 lindje në spital private dhe 2,541 lindje jashtë vendit. Bonusi i bebes një ndihmë finanaciare për familjet e reja dhe ato me shumë fëmijë ka filluar aplikimin e saj nga qeveria shqiptare që në 1 Janar të 2019. Pagesa për lindjen e fëmijës së parë është 40 mijë Lekë; Për fëmijën e dytë 80 mijë Lekë; Për fëmijën e tretë, të katërt e në vijim bonusi i bebes është 120 mijë Lekë për çdo fëmijë; Për nënat që lindin binjakë masa e përfimit është 80 000 (tetëdhjetë mijë lekë) për secilin fëmijë; Për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfimit është 120 000 (njëqind e njëzetë mijë lekë) për secilin fëmijë.