Tiranë, 21 Korrik – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë mesazhin mjekut të njohur, Prof. Eqerem Hasani “Për t’ja shkurtuar ditët kësaj pandemie, kemi akoma shumë gjëra në dorë. Ju lutemi, bëjeni maskën pjesë të pandarë të trupit tuaj në çdo hap që hidhni, në cdo ambient që qëndroni, respektoni distancimin fizik ” – është mesazhi i prof. Eqerem Hasani.
Mjeku i njohur fton qytetarët të besojnë në punën e tyre. “Do jemi pranë jush në çdo moment. Ju sigurojmë për këtë. Besoni fort në atë çka themi dhe çfare do bëjmë ne të gjithë bashkë”, përfundon mesazhi i prof. Hasani.