Joao Mario është rikthyer në Inter, pasi i ka falënderuar tifozët e Lokomotiv Moscow, ku qëndroi i huazuar gjatë këtij sezoni, duke thënë se ata e kanë bërë të ndihet si në shtëpinë e vet. Mesfushori portugez shkroi në Instagram për t’i thënë lamtumirë klubit rus, i cili duhet se ka dës htuar ta shfr ytëzojë mundësinë për ta blerë atë
Si pasojë, Mario do të rikthehet në Inter, në klubin i cili e ka në pronësi.

“Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë në Lokomotiv Moscow, nga presidenti te stafi i trajnerëve, kolegët dhe tifozët, që më kanë bërë të ndihem si në shtëpinë time gjatë këtij sezoni”, shkroi Mario në Instagram. Mario i ka zhvilluar 18 ndeshje në Premierligën e Rusisë këtë sezon, duke kontribuar me një gol dhe me pesë asiste. Kontrata e tij me Interin mbaron në qershor të vitit 2022.