Zyrtari i lartë i Interit, Beppe Marotta, ka folur në lidhje me paraqitjet e fundit të Lautaro Martinezit. Ai mendon se argjnetinasi duhet të gjejë paqenme veten, sepse nuk po paraqitet aspak mirë.
“Interi nuk do të shesë një lojtar 23-vjeçar si ai, por janë lajmet që fluturojnë për diçka të tillë. Ne pamë Lautaron si lojtar të madh në gjysmën e parë të sezonit dhe fitoi vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.
“Ai duhet të fitojë qetësinë dhe të tregojë paraqitjet që bëri në gjysmën e parë të sezonit. Eriksen? Ai u bashkua me ne në janar dhe kishte probleme në fushë dhe vuante nga mungesa e lojës. Lojtar fantastik dhe do të japë shumë. Ne duhet të jemi të duruar me të”.