Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas shtimit të rasteve ditën e sotme me COVID-19 ka kritikuar publikisht Policinë dhe Inspektoratin. Hoti thotë se janë evidentuar raste të mosrespektimit të masave ndaj COVID-19 dhe Policia bashkë me Inspektoratin nuk janë angazhuar për t’i parandaluar dhe për t’i ndëshkuar. Hoti thotë se zinxhiri komandues i këtyre institucioneve duhe të marrë përgjegjësi për mosrespektimin e vendimeve të qeverisë. Më tej ai shtoi se 3 janë masat ku duhet me patjetër të ketë monitorim dhe angazhim, maska, distanca dhe higjiena nga qytetarët.

“Inspektorati dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre dhe të zbatojnë ligjin dhe vendimit të qeverisë për mbajtjen e distancës, maskës. Jemi të shqetësuar me mosrespektimin e masave në disa raste dhe me mos angazhimin e inspektoratit dhe policiës në disa raste. Ka pasur protesta në mes të Prishtinës dhe aktivitete sportive. Zingjiri komandues duhet të marrë përgjegjësi për mos respektimin e vendimeve të Qeverisë”, ka thënë Hoti.