Drejtuesi i një sipërmarrjeje me 170 punonjës në Itali ka sëmurur një sërë personazh me koronavirus, të cilin e kishte marrë pas një udhëtimi pune në Serbi. Burri kishte hyrë në kontakt atje me një serb të infektuar, si cili për më tepër ishte dhe simptomatik. Por pavarësisht asaj që po ndodh, ai është treguar krejtësisht neglizhues dhe për këtë arsye sot, shumë njerëz që ka takuar në vendlindje pas kthimit rezultojnë pozitivë, ndërsa vetë sipërmarrësi është në reanimacion në Vicenza, ku po mbahet në intubim. Shenjat e Covid 19 i ishin shfaqur që pas kthimit në Itali: temperaturë 38, dobësi e përgjithshme, mungesë oreksi, por pavarësisht kësaj ka shkuar megjithatë në një festë ditëlindjeje dhe në një funeral.
Në këtë të fundit, ka përqafuar madje dhe gruan e të ndjerit, ndërsa në festë thonë se nuk preku asgjë, edhe pse zakonisht ishte tip që donte t`i provonte të gjitha në tavolinë. Disa persona të infektuar prej tij kanë shfaqur simptoma, ndërsa autoritetet po gjurmojnë të gjithë njerëzit me të cilët ka pasur kontakt së fundi, duke duke lokalizuar çdo spostim te tij. Presidenti i rajonit të Venetos, Luca Zaia kërkoi të as hpërsohen masat duke përmendur dhe bur gun për ata që “venë në rr ezik jetën e të tjerëve”.