Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe Olta Boka është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë këngëtarja shqiptare me anë të një postimi në Instagram, ku shfaqet duke bashkuar duart me vajzën e vogël.
Këngëtarja ka treguar emocionet e një momenti kaq special në jetën e saj, e njëherazi ka zbuluar dhe emrin e vogëlushes.
“Mezi të kemi pritur Gaia Rrokaj ??, perëndesha e jetëve tona?. Të mora në krahë dhe tek ti gjeta botën, emocionin më të madh që s’ka skenë që të mund t’i përafrohet! Me ty u zbrit një copëz parajse dhe unë premtoj që do te kujdesem për ty sic bën Zoti me engjëjt e Tij!-shkruan këngëtarja shqiptare.
Gjithashtu edhe vëllai i këngëtares është shprehur i emocionuar në InstaStory ku shkruan: “Olta Boka më dhe statusin më të bukur në botë. Daja u bë me një princeshë. Gaia.” shkruan Stivi mes emocionesh.