Arsenali do t’i vazhdojë përpjekjet për të siguruar një vend në garat evropiane sezonin e ardhshëm, kur të takohet me skuadrën e fundit në ligë, Norwichin. Topçinjtë janë nikoqir të Norwichit në Emirates, në një ndeshje të javës së 32-të, që nis në orën 19:00, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Mikel Artetës është e vetëdijshme se çfarëdo lëshimi pikësh kundër vendit të fundit në renditjen e Premierligës, do të nënkuptonte shuarje të shpresave për ta zënë një vend që dërgon në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm. Arsenali ka 43 pikë në pozitën e 10-të, nëntë më pak se Manchester Unitedi në vendin e pestë, por ky i fundit e ka zhvilluar një ndeshje më shumë.

Arteta ka vendosur të luajë më dyshen shqiptare përsëri, Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin. Norwichi, ndërkohë, nuk e ka pothuajse asnjë gjasë për të mbijetuar në Premierligën edhe sezonin e ardhshëm, sepse ngel gjashtë pikë larg vendit të 17-të, që mbahet nga West Ham United.