Dua Lipa mund të vijë së shpejti në një bashkëpunim me Madonnën, sipas menaxherit të saj. Ben Mawson gjatë një interviste për “Music week”, ka treguar se albumi i fundit i Duas “Future Nostalgia” është ndikuar shumë nga albumi i Madonnës “Confessions on a Dancefloor” dhe se të dy përmbajnë këngë të prodhuara nga Stuart Price.
Kur u pyet nëse Dua mund të jetë një Madonna e ardhshme, Mawson u përgjigj: Ajo patjetër që do ketë një karrierë të gjatë, është padyshim ylli i pop-it. Madje në fakt ne po mendojmë edhe një bashkëpunim me Madonnën, ku me siguri do thyejë rrjetet. Unë do i shkruaj një email asaj dhe do e shohim nëse do pranonte.
Kur e takova Duan, ajo ishte vetëm 17 vjeç dhe më ka treguar se aspironte të bëhej si Madonna. Krijova shumë besim tek ajo për shkak të personalitetit dhe karizëms që ka.