90 minuta të zjarrta në ‘Etihad Stadium’, Zinedine Zidane premton se të tijtë do të japin gjithçka nga vetja për t’i ndryshuar gjërat në Champions League. Real Madridi e humbi sfidën e parë në Santiago Bernabeu me rezultatin 2-1 dhe shpreson që pas triumfit në La Liga, futbollistët do të kenë një motivim ekstra për të bërë ndeshjen e sezonit dhe për të kaluar tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e kthimit mes Man City dhe Real Madridit do të zhvillohet me 7 gusht.

“E dimë se do të kemi një ndeshje të vështirë, siç ka qenë në ndeshjen e parë, do të jetë edhe në atë të dytën. Çfarë do të ndodhë nuk e di askush, por të jeni të sigurt se ne do të luftojmë deri në minutën e fundit në atë ndeshje”, u shpreh Zidane.