Ai ishte i fundit që u dorëzua kundër Osasuna, por pas humbjes në shtëpi dhe triumfit të Real Madridit, Lionel Messi nuk ishte në gjendje ta fshihte gjithë shqetësimin e tij për të ardhmen e Barcelonës. Kapiteni i blaugrana-ve, i intervistuar nga “Movistar LaLiga”, kërkoi me zë të lartë ndryshime të thella për të ecur përpara në Champions:
“Nëse puna jonë nuk ishte e mjaftueshme për La Liga-n, nuk do të jetë e tillë as për Champions League. Na vjen keq që e dorëzuam titullin me humbje në shtëpi, por kjo është fotografia simbol e këtij sezoni. Barcelona është treguar një ekip i parregullt dhe jo shumë i qëndrueshëm”.
Shkurt, alarmi në funksion të ndeshjes së kthimit kundër Napolit është lëshuar zyrtarisht: “Roma, Liverpool…, tifozëve tanë poi u sos durimi, sepse nuk po japim asgjë. Nëse duam të luftojmë për Champions-in, por duhet të ndryshojmë shumë gjëra, të bëjmë vetë-kritikë”.
Në fund, Messi i jep merita Real Madridit, kampionit spanjoll për të 34-tën herë. I pari pa Cristiano Ronaldon: “Ata patën meritën se nuk humbën kurrë pas rifillimit të kampionatit, ndërsa ne kemi gabimet tona. Ne jemi Barcelona dhe gjithmonë jemi të detyruar të fitojmë”.