Ditët e fundit po flitet shumë për një transferim të Lionel Messit te Interi. Është shumë e vështirë të ndodhë, por ekziston edhe mundësia që argjentinasi të ndryshojë ambient, me Interin që është gati për një çmenduri financiare. Nga Spanja thuhet Messi ka acaruar raportet me presidentin aktual të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.e
Përveç kësaj, Messi ka mbetur në vitin e fundit të kontratës dhe vitin tjetër mund të largohet falas.
Juventus i pagoi Real Madridit 100 milionë euro për të nënshkruar me Cristiano Ronaldo dhe Messi mund të kushtojë dy herë më shumë në tarifat e transferimit. Nëse Messi kushton 200 milionë dhe i jepet një kontratë trevjeçare me vlerë 50 milionë euro neto në vit, e cila është e barabartë me 150 milionë neto ose 300 milionë euro bruto, kostoja totale e marrëveshjes do të ishte rreth 500 milionë bruto. Shifra stratosferike për Interin, por bëhet fjalë për futbollistin më të mirë në planet dhe investimi ndoshta mund t’ia vlejë…