Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp këtë të premte, pas takimeve të shumta në Presidencë, fillimisht me ambasadorët e BE-së, dhe më pas me Lulzim Bashën.

Nuk dihet se çfarë e shqetëson presidentin, por ai ka sul muar sërish diplomatët ndërkombëtarë.

“Nuk kam qenë ndonjëherë kundër diplomatëve, por kur diplomatë karagjozë tallen me Kushtetutën, është e drejta e presidentit që t’i thotë popullit shqiptar të vërtetën”, tha ai.

“Është në tagrin e politikës shqiptare që vendos për sistemin zgjedhor, por duhet të vendosë në përputhje me Kushtetutën, por dhe me traditën që ne kemi dhe rregullat nuk vendosen nga një maxhorancë, sipas interesave të maxhorancës.

Unë nuk kam qenë ndonjëherë kundër diplomatëve, por sa herë diplomatë karagjozë tallen me Kushtetutën e Shqipërisë dhe popullin shqiptar, dhe nuk i thonë të vërtetën, sigurisht që është e drejta e presidentit t’i thotë popullit shqiptar të vërtetën“, tha Meta.