Milani do t’i vazhdojë përpjekjet për t’u kualifikuar në garat evropiane sezonin e ardhshme, kur ta vizitojë Ferraran për t’u përballur me SPAL-in. Kuqezinjtë e kanë rinisur shumë mirë sezonin në Serie A duke i fituar të dy ndeshjet e para, prandaj synojnë që këtë ecuri ta vazhdojnë edhe ndaj një skuadre në krizë si SPAL, raporton Gazeta Express.
Skuadra e Stefano Piolit renditen në pozitën e 7-të me 43 pikë, tri më pak se Napoli në vendin e gjashtë. Pioli do të mundë të llogarisë edhe në Zlatan Ibrahimovicin e kthyer nga lëndimi në këtë takim. Suedezi nuk do të luajë titullar, pasi takimin e nis nga stoli.
SPAL, ndërkohë, ndodhet në situatë të vështirë dhe e ka pothuajse të pamundur mbijetesën në Serie A, sepse ngel tetë pikë prapa vendin të 17-të, Genoas. Formacioni i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Gabbia, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Paqueta, Calhanoglu; Rebic