Stefano Pioli ka lavdëruar Zlatan Ibrahimovicin. Pas barazimit 1-1 me Atalantën, Pioli tha se Milani është tjetër skuadër sot fal prezencës së Zlatan Ibrahimovic.
Ai ka folur edhe për të ardhmen e suedezit.
“Kontributi që ai ka dhënë në rritjen tonë është i dukshëm. Shpresoj të punoj sërish me të, por ka ende shumë gjëra që duhet të vendosen në tavolinë. Nuk ka askush asnjë dyshim që ai është ende i mirë dhe mund të luajë, por varet nga shumë aspekte të ndryshme. Besoj se ai dhe klubi ende nuk kanë folur dhe kjo për shkak se nuk ishte e sigurt se kush do të ishte trajneri. Besoj se kjo ka qenë arsyeja pse nuk janë ulur të flasin për të ardhmen”, u shpreh Pioli.