Milano është në bisedime për ta transferuar Oscar Rodriguez nga Real Madridi Sipas Calciomercato, mesfushori ofensivë po ashtu është gati për të filluar një aventurë jashtë klubit madrilen. Oscar Rodriguez ishte i huazuar në Leganes që dy vite dhe skuadra nga Santiago Bernabeu po ashtu është gati për ta shitur atë.

Milan do të këtë konkurrencë Villarrealin për të transferuar spanjollin. Por, sipas medias italiane kuqezinjtë janë në bisedime me të dhe tashmë janë më afër transferit të tij.