Frikë në Francë për një rikthim të mundshëm të pandemisë së koronavrusit të ri.
Në një intervistë të botuar sot në gazetën franceze ”Le Parisien”, ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran lëshoi alarmin për një rifillim të shfaqjes së koronavirusit të ri, këtij ”armiku të padukshëm”, siç e cilësoi.

”Mbyllja e bareve është pjesë e mundësive për të luftuar kundër Covid-19”, shtoi ai.
“Prej disa ditësh shohim një rritje të dukshme të rasteve pozitive pasi kishin rënë për 13 javë rresht. Sot kemi mbërritur në të njëjtin nivel ditor para vendosjes së kufizimeve”, tha Veran.

Në Francë, ku një pjesë e popullsisë duket se e merr lehtë kërcënimin e pandemisë, duke mos i kushtuar vëmendje të veçantë përdorimit të maskave apo respektimit të distancës së sigurisë, ekzekutivi po shumëfishon thirrjet shmangien e një vale të dytë dhe mbi të gjitha një apel të ri për të mbyllje, që do të përfaqësonte një katastrofë ekonomike përtej asaj shëndetësore. Veran u drejtohet kryesisht të rinjve duke u thënë se “shkalla asimptomatike është jashtëzakonisht e lartë”.