Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndarë në faqen e saj në Facebook një videomesazh drejtuar qytetarëve nga eksperti i Institutit të Shëndetit Publik Alban Ylli.

Në mesazhin e tij dr. Alban Ylli shprehet se në fazën e parë i gjithë populli shqiptar dëshmoi përgjegjshmëri dhe solidaritet e kështu u arrit të kalohej me sukses, por rritja e rasteve dhe shpërthimi i ketij virusi në komunitet sipas tij ka ardhur nga lehtësimi i masave drastike.
Nisur nga kjo dr. Alban Ylli ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat e distancimit, higjenës si dhe të vendosin maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura.

“Do na duhet që në asnjë rast të mos harrojmë që jo vetëm ne, por i gjithë globi, miliarda e miliarda njerëz ndodhen përball një krize, krizë historike e cila do të mbahet mend për vite e vite me radhë. Kudo është duke u dëshmuar solidaritet, kudo në botë njerëzit janë duke u përpjekur të sillen ndryshe për të parandaluar përhapje e infeksionit e virusit dhe për të shpëtuar sa të jetë e mundur jetët e atyre që janë më të dobët, të moshuarit dhe sëmurët kronik. Do na duhet gjatë verës të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë sa të jetë e mundur masat e këshilluara, të mbajmë maska në mjedise të mbyllura, të mbajmë distancën fizike dhe të perpiqemi të jemi të kujdesshëm me higjenën sidomos duke larë sa më shpesh duart,” shprehet eksperti në mesazhin e tij.

?#COVID19 Të mos e lejojmë që njerëzit më të dashur të përfundojnë në spital, ku çdokush është i rrezikuar. Të…

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Dienstag, 14. Juli 2020