Ish-mjeku i Spitalit të Traumës Edmond Faber, i është përgjigjur ekspertit Erion Dasho duke i bërë apel të filloj punë në një nga insitutcionet shëndetësore dhe të vendos në zbatim të gjithë teoritë e përmendura prej tij. Teksa repilkojnë me komente tek një postim i ekspertit Dritan Ulqinaku, mjeku ka kritikuar Dashon duke i thënë të fillojë punë në Institutin e Shëndetit Publik ose në ndonjë qendër terciare dhe të vërë sipas tij në zbatim teoritë e përmednura prej tij si suedeze dhe gjermane.

Dasho prej kohësh hedh kritika nga rrjetet sociale dhe ka hasur në komente të qyetarëve për vënien në zbatim dhe vetofrimin e tij për të dhënë shërbim në këtë situatë të vështirë të krijuar nga pandemia e COVID19.