Të gjithëve na ka tërhequr vëmedjen qoftë edhe një herë të vetme jeta e shtrenjtë e këngëtares Morena Taraku. Në llogarinë e saj në Instagram nuk mungojnë foto e video nga shtëpia luksoze, veshjet, çantat e këpucët e firmave më të njohura e të tjera si këto. Morena e tregon gjatë gjithë kohës se është “rich girl” dhe për ta vërtetuar edhe njëherë, ajo na hapi dyert e garderobës së saj.

Në InstaStory, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit çanta luksoze të firmave më të njohura, sigurisht çmimet e të cilave janë paksa të kripura. Pamjet shikojini vetë dhe na tregoni a jeni dakord me ne kur themi se s’dimë cilës t’i vëmë gishtin më parë?

Së fundmi, Morena u përfol në media për lidhjen e re të dashurisë, e cila nuk e dimë ç’ndodhi por zgjati shumë pak. Madje, as identiteti i partnerit të ri të këngëtares nuk u zbulua asnjëherë.