Morena Taraku tregoi se ishte në një lidhje dashurie pak kohë më parë, përmes një postimi në ‘Instagram’ ku shkruante se ishte e lumtur, ndërsa tregonte herë pas here dhe bisedat e gjata që bënte në telefon me partnerin e saj, indentitetin e të cilit nuk e zbuloi.
Mirëpo duket se romanca nuk ka zgjatur shumë dhe dyshja është ndarë. Përmes një tjetër postimi në ‘Instastory’, Morena shprehet se të jesh single s’do të thotë që je e dobët, por meriton më shumë.
“Të jesh single s’do të thotë që je i/e dobët, do të thotë se je i fortë mjaftueshëm për të pritur atë që meriton.”