Kida është padyshim një nga këngëtaret më të mira në tregun shqiptar, që ndër të tjera ka spikatur për ëmbëlsinë e saj dhe pamjen e jashtme. Mirëpo, e keni vënë re që përgjatë këtyre viteve Kida është përfolur shumë pak për lidhjet e saj dhe s’na e ka konfirmuar kurrë se është në lidhje?

Madje në një intervistë rreth një vit më parë kur u pyet për martesën ajo tha se e sheh si një ditë shumë të largët dhe se ndodhet në një lidhje vetëm me muzikën. Dhe ndonëse kanë kaluar shumë kohë, duket se këngëtarja vijon të jetë vetëm dhe në jetën e saj sentimentale nuk ndodhet askush. Madje autorja e hitit “Moti” nuk e fut fare në listën e gjërave të rëndësishme dashurinë, ose të paktën kështu na ka lënë të kuptojmë me një postim në Instastory. E pyetur se cila është gjëja me e rëndësishme për të ajo listoi: familjen, muzikën dhe fansat.


Hmm, pse mungon dashuria?! Duket se Kida me të vërtetë i ka fokusuar të gjitha energjitë te karriera e saj, ku po ngjit shkallë njëra pas tjetrës. E dimë se edhe ju po e pyesni veten se si ka mundësi që një vajzë e talentuar, e sukseshme, e bukur dhe kaq e mirë sa Kida të jetë single, por ja që ka mundësi.

Ne mezi po presim ndërkohë publikimin e këngës së saj me Mozzik, që del mbrëmjen e sotme, teksa me sa kanë lënë të kuptohet do sjellin edhe një bashkëpunim tjetër.