Pritja e gjatë mori fund. Këtë fundjavë, në pistën e Jerez, në Spanjë, nis sezoni 2020 i Moto GP. Në prag të kësaj gare është publikuar edhe kalendari zyrtar i përpunuar i këtij sezoni, me datat e sakta.
Deri më tani janë konfirmuar 13 garat e para, që nisin më 19 korrik dhe përfundojnë më 15 nëntor. Gjithsesi, Moto GP ka lënë hapësira edhe për 4 gara të tjera (në Amerikë, Argjentinë, Tajlandë dhe Malajzi).
Në çdo rast, sezoni 2020 do të përfundojë më 13 dhjetor dhe në maksimum do të jenë 17 gara. Për 4 garat e mbetura do të vendoset brenda datës 31 korrik.
Moto GP – Kalendari zyrtar i sezonit 2020
19 korrik, Jerez de la Frontera (Spanjë), 26 korrik, Jerez de la Frontera (Spanjë), 9 gusht, Brno (Republika Çeke), 16 gusht, Spielberg (Austri), 23 gusht, Spielberg (Austri), 13 shtator, Misano (Itali), 20 shtator, Misano (Itali), 27 shtator, Barcelona (Spanjë), 11 tetor, Le Mansj (Francë), 18 tetor, Aragon (Spanjë), 25 tetor, Aragon (Spanjë), 8 nëntor, Valencia (Spanjë), 15 nëntor, Valencia (Spanjë)