Zbardhet dëshmia e Blerta Josifit, e mbij etuara e vetme e familjes, e cila u vetëfl ijuan pasi besonin se do të “ringjalleshin”. Në dëshminë e saj, Blerta ka treguar se motrës i bënin të gjitha ritualet që lexonin në Bibël dhe shpresonin tek rikthimi i saj në jetë. Të gjitha “procedurat” e ndjekura për mumifikimin e saj, nënë e bijë i kanë shkruar në një fletore, e cila ka përfunduar në duart e Policisë. “Pasi ndërroi jetë Anisa, prisnim ringjalljen e saj. Ato që lexonim në Bibël ia bënim motrës. Kishim besim tek ringjallja e saj. Nëna dhe unë kishin gati 40-45 ditë që nuk ushqeheshim. Pinim vetëm ujë. Edhe atë e merrnin nga çezma dhe e kullonim”, është shprehur Blerta.

Blerta zbulon në dëshminë e saj se Anisa, ka vd ekur 16 muaj më parë, pikërisht më datë 29 mars 2019. Ndërkohë sipas vajzës, mamaja e saj ka gjetur vd ekjen më 2 korrik të këtij viti. “Motra v diq më 29 mars të vitit 2019. Mami më 2 korrik të këtij viti” mësohet të ketë thënë vajza. Ajo ka zbuluar se motra e saj kishte 52 ditë pa ngrënë dhe pikërisht kjo dyshohet t’i ketë sjellë edhe vd ekjen.

“Motra ime, Anisa qëndroi 52 ditë pa ngrënë e pa pirë.Përpara se motra të linte ushqimin e pu shtuan demonët dhe krizat nervore. Në mars të 2020 nisëm edhe ne me agjërimin, pinim vetëm ujë, donim të bënim sak rificë të kthenim motrën në jetë. Nuk i treguam askujt. ditën që mami ndërroi jetë, u ul në gjunjë të lutej”. ka thënë ndër të tjera Blerta Josifi.

Më tej, Blerta ka treguar se fillimisht ishin bërë pjesë e “Dëshmitarëve të Jehovait” dhe më pas tek u ishin bashkuar Kishës Ungjëllore në Tiranë. Ndërkohë edhe pse kanë kaluar ditë nga zbulimi i tyre, 34-vjeçarja ndodhet ende në spitalin Psikiatrik, ndërkohë që është e ak uzuar për “moskallzim kr imi”, pasi ajo dhe nëna e saj fshehën trupin e pajetë të së motrës.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tr onditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vd ekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për ditë me radhë me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vd ekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blera ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.