Gazetari i njohur, Erl Murati përmes një postimi në facebook, ka thënë se vetëm brenda një jave Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka bërë 3 deklarata politike kundër opozitës. Duke renditur deklaratat, Murati thotë se nëse situata nuk ndryshon, atëherë për opozitën pushteti është më larg se 2021 kur edhe duhet të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

“Brenda 1 jave ambasada amerikane ka bërë 3 deklarata publike kundër opozitës.
E para, kur u përfol kandidimi nga PD i një gjyqtari që SHBA e vlerëson si të korruptuar. E dyta, kur iu përgjigj kundërshtimit të PD për kandidaten e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit. E treta, kur e ftoi të ulet në tryezë me PS për “reformë të mëtejshme zgjedhore”, pavarësisht konsensusit të 5 qershorit.

Nuk e di pse raportet janë në këtë pikë, ndoshta kjo është fatura për bojkotin e Kuvendit dhe të zgjedhjeve vendore. Por, nëse situata nuk ndryshon, opozita të shtrëngojë Ëadepuhlat e Ëadegjelat, se pushteti është më larg se 2021.”-shkruan Murati.