Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja Olta Boka dhe partneri i saj, Ivi Rrokaj, u bënë prindër për herë të parë. Olta solli në jetë një vogëlushe që çifti e pagëzoi me emrin e bukur Gaia, ndërsa lajmin e ëmbël e tregoi vetë për ndjekësit në rrjete sociale. Orët e para të ardhjes në jetë të bebushit kanë qenë momentet më të bukura në jetë për këngëtaren, siç ajo vetë ka treguar. Madje, Olta as nuk e kishte idenë se mund të ishte një nënë super protektive për fëmijën e saj.

Në një postim në InstaStory, këngëtarja ka ndarë një postim ku tregon se është bërë super posesive dhe “mjerë” kush e ka afër. “Nuk e dija që isha kaq posesive, protektive! Mjerë njerëzit që janë afër meje këtë periudhë!”- shkroi Olta krahas postimit. Me siguri kjo duhet t’i ndodhë çdo nëne të re, e cila kthehet në “bishë” sapo merr në dorë qenien e saj të brishtë.