Studime të ndryshme tregojnë që gjatësia e flokëve përcakton katër pika të rëndësishme për personalitetin tonë. Prerja e flokëve që zgjedhim na përcakton, si individë. Ne e dimë që ekzistojnë disa karakteristika të fizikut sonë që zbulojnë një pjesë të sjelljes dhe karakterit tonë dhe flokët janë një nga këto! Shikoni foton dhe identifikoni prerjen e flokëve që i ngjan më shumë stilit tuaj dhe zbuloni diçka më shumë për tipin që ju jeni…
Flokë të shkurtër Pasqyron një person të qetë, shumë të shoqërueshëm dhe të pjekur. Është e lehtë për ju të bëni miqësi të sinqerta dhe afatgjata. Ju jeni shumë inteligjent përballë problemeve. Një nga të metat tuaja është që edhe nëse keni shumë energji të mirë, ndonjëherë veproni pa menduar, por në fund kërkoni zgjidhjen më të përshtatshme. Shefat tuaj ju respektojnë sepse shohin që ju e doni punën tuaj dhe i bëni gjërat me pasion.
Flokë të stilit ‘Bob’ Ky stil tregon që ju jeni një person i ndershëm dhe i thjeshtë, i cili tregon të vërtetën pa marrë parasysh sa e vështirë është. Ekziston një ekuilibër i përsosur midis jetës suaj personale dhe profesionale. Mendoni shpejt dhe dini si të përqendroheni. Ju pëlqen gjithmonë të eksperimentoni me gjëra të reja në të gjitha fushat. Ju e urreni rutinën!
Flokë me gjatësi të mesme Ju jeni i kënaqur me pamjen tuaj dhe nuk keni komplekse. Ju keni një aftësi të jashtëzakonshme për të filluar një bisedë interesante. Ju pëlqen të jeni elegant dhe gjithmonë përpiqeni ta provoni, edhe nëse nuk është aq e thjeshtë. Të tjerët tërhiqen nga bukuria juaj natyrore, edhe nëse nuk e pranoni. Ju pëlqejnë sfidat dhe projektet e reja.
Flokë të gjatë Ju jeni një person i bukur, tërheqës, ëndërrimtar, etj. Ju e doni romancën dhe mezi prisni princin e kaltër. Ju jeni duke kërkuar ndoshta një person kritik dhe xheloz, por kur dashuroheni ju ofroni gjithçka. Ju keni ndjenja shumë intensive, kështu që nuk po kërkoni marrëdhënie të shkurtra, sepse dashuria juaj njeh vetëm kohë të gjata si flokët tuaj! Ju jeni një person krijues, por ndonjëherë keni aq shumë ide sa nuk dini nga filloni, duhet të mësoni të jeni më të organizuar, këmbëngulja juaj do t’ju ndihmojë të arrini rezultate të shkëlqyera.