Misioni i përbashkët i NASA-s dhe Agjencisë Evropiane Hapësinore ka dërguar së fundmi foto të pa para ndonjëherë të sipërfaqes së diellit. Sateliti fotografoi shpërthimet e vogla të zjarrit në sipërfaqen e yllit të njohura si “kampe zjarri” teksa sensorët e tij ndoqën zhvillimet për 10 ditë, në një masë drite 13 herë më të shndritshme nga sa dielli mund të vrojtohet prej tokës.
“Kampet e zjarrit janë të ngjashme me shpërthimet siperfaqesore diellore që mund të shihen dhe nga sipërfaqja e tokës, vetëm se janë disa miliona herë më të vogla,” tha studiuesi belg David Berghmans. “Ne jemi të gjithë të emocionuar për imazhet. Sonda Solar Orbiter ka nisur një turne madhor të pjesës së brendshme të sistemit diellor dhe mund t’i afrohet akoma më shumë diellit në 1 deri në 2 vjet”, tha studiuesi Daniel Muller, duke shtuar se mjeti ka dhjetë sensorë: gjashtë për monitorimin e diellit dhe rrethinave të tij, dhe katër për monitoriin e mjedisit rreth anijes. Një prej tyre analizon masën e elementëve si karbon, oksigjen, silikon dhe hekur, në erërat nga heliosfera e brendshme e diellit.