Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas njoftimit të Delegacionit të Bashkimit Europian, i cili njofton se përmes programit 15 milion euro “EU4Schools”, do kontribuojë në rindërtimin dhe rikonstruktimin e 22 shkollave në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës, Kavajë, Kamëz, Krujë dhe Kurbin, falë të cilit do përfitojnë rreth 7 500 nxënës.

Balla shpreh mirënjohjen për Bashkimin Europian për mbështetjen që i jep Shqipërisë. “Delegacioni i Bashkimit Europian njofton se, përmes programit 15 milion euro “EU4Schools”, do kontribuojë në rindërtimin dhe rikonstruktimin e 22 shkollave në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës, Kavajë, Kamëz, Krujë dhe Kurbin, falë të cilit do përfitojnë rreth 7500 nxënës”,- thekson Balla.

“Zyra e BE në Tiranë bën me dije se më shumë shkolla dhe ndërtesa te tjera të prekura nga tërmeti do të rindërtohen dhe ri-konstruktohen falë 100 milion eurove shtesë të alookuara nga Komisioni Europian”,- nënvizon Balla.