Një tërmet me fuqi 3.2 ballë u regjistrua mëngjesin e sotëm në Shqipëri. Lëkundja ishte me intensitet makrosizmik 3 ballë të shkallës Merkali. Tërmeti ndodhi në orën 06:56 të së dielës dhe u lokalizua 36 km në veriperëndim të Tiranës r 18 km në perëndim të Mamurrasit.
Thellësia e tërmetit ishte vetëm 2 kilometra. Disa banorë raportuan se kishin ndjerë lëkundjen në Tiranë, Durrës dhe zonat përreth tyre. Ditët e fundit ka një shtim të tërmeteve me fuqi mbi 3 ballë, kryesisht në rajonin e Korçës.