Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar sërishjpas votimit të sotëm të ndryshimeve kushtetuese në kuvend. Kësaj herë duke ju drejtuar kryeministrit Rama ai thotë se:

Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm ti personalisht Edi Rama. Nëse mendon se me ko nfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe të hajd utëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt: Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në bu rg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një k rim kundër vendit dhe qytetarëve të tij.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë,jo lojën tënde dhe të krimit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve, që ti dhe Qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale.