Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar maxhorancën për ndryshimet kushtetuese duke kujtuar mitingun e 2 marsit për të cilin u shpreh se “Kam që në 2 mars që në veshët e mi kumbon thirrja e popullit “shpërndaje Kuvendin”.

“Paralajmërimet kanë qenë të qarta por mund të jenë në interes të atyre që kërkojnë trazira në këtë vend.

Nuk i ka thënë presidenti shqiptarëve ikni, edhe populli aty është në 2 mars, nuk më ikin thirrjet ‘shpërndaje parlamentin’ ndaj është moment që t’i thërrasin mendjes.

Duan pa koalicione ta vendosin me referendum, patjetër por ta vendosë populli është thelbësore për demokracinë. Sovraniteti i përket popullit, e keni në pikën 6 të kushtetutës.

Nuk do zgjedhim asnjë model Lindor, e kemi demokracinë tonë një herë e mirë, e kemi rrugën të përcaktuar, jemi anëtarë të NATO-s dhe jemi drejt BE” tha Meta.