Florian Hahn, raportuesi për Cështjet Europiane në Bundestagun gjerman ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Shqipërisë sot për të ndryshuar kushtetutën me qëllim hapjen e listave.
Përmes një postimi në twitter ai e cilëson këtë demokratizim të mëtejshëm të procesit zgjedhor, ndërsa u kërkon palëve që të punojnë bashkë.
“Ne përgëzojmë Parlamentin shqiptar për përmbushjen e Marrëveshjes së Këshillit Politik dhe kërkesën e Bundestagut për të miratuar një rekomandim të OSBE / ODHIR të bazuar në Reformën Zgjedhore dhe demokratizimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor. Por, të gjitha palët duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku”.